Connect with us

Politike

Pse mungoi Spiropali në seancën për kërkesën e SPAK? Rama i prerë: S’merrem me këtë punë

Në konferencën me gazetarët, kryeministri Edi Rama, u pyet për mungesën e Elisa Spiropalit dhe Fatmir Xhafajt në seancën e djeshme, ku u votua kundër kërkesës së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut.

Kreu i qeverisë u përgjigj duke thënë se nuk është puna e tij të merret me çështjet e prezencës dhe votimit, duke ia pasur përgjegjësitë kreut të grupit.

Sa i përket çështjes së prezencës, votimit, s’merrem unë me këtë punë. Është kryetari i grupit që ka detyrë të dëgjojë dhe kuptojë arsyet e mungesave”, tha ai

Elisa Spiropali, Fatmir Xhafaj dhe Blendi Gonxhja nuk ishin të pranishëm në sallë në momentin e votimit të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi njoftoi se Spiropali, pas largimit nga detyra e ministres, tani si deputete do të jetë pjesë e grupeve parlamentare të miqësisë me SHBA-në dhe Izraelin. Ndërsa Xhafaj ishte jashtë vendit prej disa ditësh në një vizitë të planifikuar më parë.

Po ashtu ai komentoi sërish reagimin e ambasadave ndërkombëtare të vendeve mike, ku tha: “Fola në hyrje për deklaratat që përmendet dhe i lexoj në mënyrën e duhur. Unë jam në gjendje të përputh deklaratat me komunikimet e drejtpërdrejta. Kemi pasur patjetër debat lidhur me çështjen, debati ka qenë konstruktiv. Deklaratat flasin për domosdoshmërinë për të vazhduar hetimet, kështu i shoh unë deklaratat”.

Advertisement