Bota
IRANI: KUSH NDIHMON TRUMPIN ESHTE AGRESOR
Aleatët e SHBA-së që po ndihmojnë Uashingtonin të rihapë Ngushticën e Hormuzit do konsiderohen “bashkëpunëtorë” në agresion, tha Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi, sipas CNN.
Gjatë një telefonate me homologun e tij japonez, Toshimitsu Motegi, Araghchi deklaroi se situata aktuale në Ngushticë u shkaktua nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, dhe paralajmëroi se pjesëmarrja e çdo vendi në përpjekjen për të thyer bllokadën iraniane do të përbënte “bashkëpunim në agresion dhe krimet e tmerrshme të kryera nga agresorët”.