Bota
Mbyllja e Hormuzit/ Evropa rrezikon mungesë energjie brenda javësh?
Drejtori ekzekutiv i Shell deklaroi se, Evropa mund të përballet me mungesë energjie dhe karburanti që muajin e ardhshëm pa një rihapje të ngushticës së Hormuzit. Shefi i kompanisë më të madhe të naftës në Evropë tha se po punonte me qeveritë për t’i ndihmuar ato të adresonin krizën e furnizimit me naftë dhe gaz, e cila tashmë ka çuar në racionimin e energjisë në vendet aziatike.
The Guardian shkruan se, çmimet e naftës ranë përsëri në rreth 100 dollarë për fuçi të mërkurën nga niveli maksimal prej rreth 114 dollarësh në fillim të javës, pas raportimeve se Shtëpia e Bardhë u kishte dërguar udhëheqësve të Iranit një plan paqeje me 15 pika .
Megjithatë, pa një rikthim të furnizimeve të naftës bruto nga Gjiri Persik tek blerësit globalë nëpërmjet kanalit të rëndësishëm të Hormuzit , Evropa mund të përballet me mungesa të lëndëve djegëse fosile brenda disa javësh, sipas Wael Sawan.
Drejtori ekzekutiv i Shell tha në një konferencë për industrinë e naftës në Teksas se, Azia Jugore ishte e para që mori atë peshë.
Sawan tha se kriza, tani në javën e katërt , kishte ndikuar tashmë në furnizimet me karburant për avionë, çmimi i të cilit është dyfishuar që nga fillimi i konfliktit dhe nafta mund të vihet nën presion më pas, e ndjekur nga benzina, ndërsa fillon sezoni i verës së automjeteve në SHBA dhe Evropë.