✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

Rama takohet me presidentin e Këshillit Europian, integrimi në fokus

Kryeministri Edi Rama është takuar në Bruksel me Presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në kryeqytetin belg.

Pas takimit, dy zyrtarët kanë vijuar bisedimet në një tryezë të përbashkët, ku janë diskutuar çështje me interes për të dyja palët.

Në takim kanë marrë pjesë edhe ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, si dhe ministrja e Shtetit për Administratën Publike, Adea Pirdeni.

Vizita e Ramës në Bruksel vjen në kuadër të kontakteve me drejtuesit e institucioneve europiane, në një periudhë kur procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian mbetet një nga çështjet kryesore të agjendës politike të vendit.

Advertisement