Connect with us

Politike

Fjalori katunaresk i Ramës, nuk e fsheh dot faktin se BE nuk po i mbyll negociatat prej Ballukut

Gazetari Andi Bushati ka sulmuar keq Edi Ramën, pas takimit të këtij të fundit në Shijak. Në këtë takim Edi Rama ka vendosur që të përdor fjalorin e tij populist, për të kënaqur patronazhistët që ishin mbledhur në takim dhe u ka shpjeguar atyre se, çfarë do të thotë veto dhe çfarë do të thotë votë. Rama këtu është munduar që t’ju thotë pjesëmarrësve se, BE nuk ka mbyllur negociatat. Për këtë fjalor dhe tentativë të Edi Ramës, ka reaguar dhe Bushati që shkruan se, pavarësisht fjalorit katunaresk të Edi Ramës, ai nuk e fsheh dot faktin se, BE nuk i mbyll negociatat për shkak të imunitetit të Belinda Ballukut.

‘Çfarë degradimi, përveçse në gjuhë edhe në mashtrim, duke përgënjeshtruar diçka për të cilën askush s’e ka akuzuar.

Ramës nuk i ka thënë njeri që i kanë vënë veton, por se disa shtete të BE-së nuk pranojnë të japin dritën jeshile për mbylljen e kapitujve të negociatave, që kur ai refuzoi te japë imunitetin e Ballukut.

Dhe kjo nuk mund të fshihet duke folur me militantë të cilëve gjithçka u bëhet më e përtypshme po ua shpjegove me zhargon katunaresk’, shkruan Andi Bushati në Facebook.

 

Advertisement