Politike
“Dyshekë dhe mbeturina në mes të Myslym Shyrit”, Braçe: Vatër infeksioni me minj që lëviznin nëpër plehra!
Deputeti socialist Erion Braçe përmes një video në rrjetet sociale ka denoncuar një rast të mbetjeve të hedhura në Myslym Shyr, një nga zonat më të frekuentuara në kryeqytet.
Teksa video shfaqen dyshekë të hedhur, rroba dhe mbetje të tjera, Braçe shprehet se kushdo që i ka lënë ashtu është i papërgjegjshëm.
Ai shton se këto mbeturina janë një vatër infeksioni, prandaj duhen marrë masa për të pastruar dhe dezinfektuar vendi.
“NË TERRITOR, SI DEPUTET I TIRANËS
NË MES TË MYSLYM SHYRIT, KY NIVEL PISLLËKU!
Nuk di në e ka prishur IMT dhe e ka lënë kështu apo e ka prishur i zoti dhe e ka lënë kështu;
Por cilido që e ka prishur i ka borxh lagjes pastrimin e menjëhershëm; unë nuk e di si mund të jesh kaq i papërgjegjshëm!
Kjo është një vatër infeksioni me minj që lëviznin nëpër plehra; JO VETËM DUHET PASTRUAR MENJËHERË-është në ballinë të rrugës më të frekuentuar në këtë qytet, POR EDHE DUHET DEZINFEKTUAR, DEZISNSEKTUAR!”, shkruan Braçja.