Connect with us

Aktualitet

Ryshfet për beach bar-in pa leje? Arrest me burg për ish-shefin e Komisariatit të Sarandës

Pas 7 orësh seancë gjyqsore, për caktimin e masës së sigurimit ndaj katër efektivëve të Komisariatit të Sarandës, të cilët u ndaluan katër ditë më parë nga AMP pas skandalit të beachbar-it, për të cilin kishin favorizuar ndërtimin pa leje.

Knë qenë prokuroret  Silvana Belishta dhe Esmeranda Basho ato që zhvilluan hetimet, teksa sot ato këkruan masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 45 ditë për sih-shefin e Komisariatit të Sarandës, Gëzim Bashllarin dhe specialistin e zonës Robert Çulli, si dhe “Arrest në shtëpi ” për oficerët e krimeve Andi Duro dhe Ajdin Islamaj.

Ndërkohë opas seancës, Gjyqtari i rastit Shkëlzen Liçaj, bëri ndryshimin e masës së sigurisë vetëm për Gëzim Bashllarin dhe Robert Çullin, duke e ulur afatin e “arrestit me burg” në 30 ditë, ndërsa kërkesën për të tjerët e la të pandryshuar.

Avokati mbrojtës i ish-shefit Gëzim Bashllai, Edison Ademi u shpreh: “Gjykata vlerësoi ndalimin si të paligjshëm. Provat mungonin pothuaj tërësisht. Sipas vlerësimit tim, kishte shkelje të rënda proceduriale dhe ligjore”.

Në sallën e gjyqit po ashtu kanë dhënë deklarimet e tyre edhe vetë katër të akuzuarit, të cilët kanë mohuar akuzat e ngritura.

Kujtojmë se Shefi i Komisariatit të Sarandës dhe 3 inspektorët e Policisë u arrestuan nën dyshimet se kishin marrë ryshfet për të lejuar ndërtimin e beach barit ‘Copacabana’ në Sarandë, por edhe të objekteve të tjera pa leje.

Advertisement