Connect with us

Bota

Dëshmia tronditës e e15-vjeçares që pa të atin t’i vriste të ëmën: Mori shotganin dhe…

Me fjalë tronditëse, një vajzë 15-vjeçare, së cilës i ati i vrau nënën në Greqi para syve të saj, ka rrëfyer gjithçka.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Mani, ku burri vrau 44-vjeçaren në dhomën e fëmijëve, në shtëpinë e tyre.

Në rrëfimin e saj, vajza thotë se e kishte kuptuar se i ati ishte xheloz dhe se mendonte se ka një burrë tjetër, gjë që ajo shprehet se nuk është e vërtetë.

Ajo shprehet se i ati e ofendonte 44-vjeçaren në mënyrë vulgare e madje edhe e dhunonte atë.

“Unë shkova në shtëpi, ku jetoj me babain tim, Ioannis dhe nënën Valentinën. Vëllai im ishte po ashtu në shtëpi, ai po bënte dush. Unë po rrija në kuzhinë, ndërsa mamaja shkoi në dhomën time, duke parë TV vetëm. Në një moment, babai im shkoi atje dhe pastaj erdhi te unë dhe më tregoi disa mesazhe.

Ai shkoi sërish te dhoma ku ishte mamaja, ja tregoi asaj mesazhet dhe ajo filloi duke bërtitur me të madhe e duke thënë se gjithçka ishte gënjeshtër dhe se ajo nuk kishte një burrë tjetër. E ofendoi atë duke bërtitu me të madhe, por mamaja nuk i ktheu përgjigje.

Pastaj babi u largua dhe unë qëndrova me mamin në dhomë duke folur, deri sa e zuri gjumi. Më vonë erdhi babai që e zgjoi duke i bërtitur e duke e sharë dhe pastaj i drejto shotganin. Unë u ngrita, i kap armën dhe u përpoqa ta ndaloja, mamaja doli me vrap dhe iku në kuzhinë. Babi më goditi dhe vrapoi pas saj, kur shkova në kuzhinë, pash imamin ët shtrirë në dysheme të mbuluar me gjak”, ka rrëfyer ajo.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Protestat e shumta në universitetet amerikane/ Reagon për herë të parë Biden

Presidenti Joe Biden ka folur për herë të parë pas dhunës dhe arrestimeve gjatë demonstratave në universitete të shumta amerikane, duke thënë: “Ka të drejtë për të protestuar, por jo për të shkaktuar kaos”. Tensionet në universitetet anembanë Amerikës janë ngritur prej ditësh, pasi demonstruesit kanë refuzuar të heqin kampet dhe administratorët kanë bërë thirrje për zbatimin e ligjit për t’i hequr ato. Ka pasur përleshje mes aktivistëve pro-palestinezë dhe kundër-protestuesve, si dhe midis demonstruesve dhe policisë.

Duke folur sot në Shtëpinë e Bardhë, Biden tha se ngjarjet në universitete “vënë në provë dy parime themelore amerikane, i pari është e drejta për fjalën e lirë dhe për njerëzit për t’u mbledhur në mënyrë paqësore, e dyta është sundimi i ligjit”. “Të dyja duhet të mbahen”, vazhdoi presidenti. “Ne nuk jemi një komb autoritar ku heshtim njerëzit dhe shtypim disidencën. Por as nuk jemi një vend pa ligj. Ne jemi një shoqëri civile. Dhe rendi duhet të mbizotërojë.”

Ai shtoi: “Mendimi është thelbësor për demokracinë, por mospajtimi nuk duhet të çojë kurrë në çrregullim ose mohim të të drejtave të të tjerëve në mënyrë që studentët të mos mund të përfundojnë semestrin dhe arsimin universitar.” Në një fjalë të shkurtër, Biden tha se ‘protesta e dhunshme në Shtetet e Bashkuara nuk është e mbrojtur me ligj, protesta paqësore është e mbrojtur. Të shkaktërrosh prona, të kërcënosh njerëz, të pengosh të tjerët të kenë qasje në Universitet nuk është protestë paqësore’. Ai vazhdoj më tej duke thënë se amerikanët duhet të kenë të drejtën të dëgjohen, por se sundimi i ligjit duhet të mbështetet.

‘Antisemitizimi apo fjalimet me urrejtje nuk kanë vend nëpër universitete e as në Shtetet e Bashkuara’, tha Presidenti Biden duke reaguar ndaj kritikave kryesisht të studentëve hebrenj dhe përkrahësve të Izraelit se protestat pro – palestineze janë kthyer në qendra urrejtjej ndaj Izraelit dhe hebrenjve në përgjithësi. Ndërsa largohej nga salla ku e mbajti fjalimin Presidenti Biden iu përgjigj shkurt me “Jo” pyetjes së gazetarëve nëse do të angazhojë Gardën Kombëtare për të vënë nën kontroll protestat që janë përhapur në të gjithë vendin.

 

 

Zoti Biden ka kritikuar ndonjëherë sjelljen e Izraelit, por SHBA-ja ka vazhduar ta furnizojë atë me armë. Presidenti tha se protestat nuk e kanë shtyrë atë të rimendojë politikat në lidhje me Lindjen e Mesme. Deklaratat e tij erdhën pas ditësh heshtjeje për protestat. Gjatë kësaj kohe, republikanët janë përpjekur të përdorin skenat e trazirave kundër demokratëve.

Zoti Biden tha se ai kundërshton përpjekjet për të përdorur situatën për të “shënuar pikë politike”. “Ky nuk është një moment për politikë”, tha ai sot. “Është një moment për qartësi.” Gjatë natës, policia arrestoi protestues pro-palestinezë në kampuse të shumta, duke përfshirë në Universitetin e Kalifornisë, Los Anxhelos (UCLA), ku oficerët me pajisje për protesta qëlluan me plumba gome ndaj demonstruesve dhe shkatërruan një kamp që kishte qenë në vend për një javë. Diku midis 200 dhe 300 persona u arrestuan në UCLA mbrëmë, i kanë thënë dy burime të zbatimit të ligjit për NBC News. Informacione specifike për të arrestuarit, si për shembull nëse janë studentë, staf apo jo të lidhur me universitetin, mund të mos dihen për ditë të tëra.

Continue Reading

Bota

VIDEO E RËNDË/ Babai detyron të birin 6-vjeçar të vrapojë në pistë për të rënë nga pesha, vogëlushi humb jetën

Një 31-vjeçar në SHBA akuzohet për vrasjen e djalit të vij 6-vjeçar.

Vrasja e vogëlushit ka tronditur Gjykatën pasi 31-vjeçari Christopher Gregor, ka detyruar djalin e tij të humbë peshë duke u ushtruar.

Në video, Corey i vogël mund të shihet duke u rrëzuar, ndërsa babai i tij e ngre vazhdimisht dhe e vendos në pistën e vrapimit.

Në një moment, në fakt, 31-vjeçari shfaqet duke kafshuar fëmijën në kokë për ta detyruar të kthehet në pistë.

Mesa duket shpejtësia e pistës ka qenë aq e madhe sa djali 6-vjeçar ka rënë dhe zvarritet për t’u rikthyer sërish.

Rreth 24 orë pas ushtrimit torturues për 6-vjeçarin, nëna e tij, e cila kishte kujdestarinë e përbashkët të djalit me 31-vjeçarin, e çoi Corey-n te mjeku, ku fëmija tregoi se çfarë kishte kaluar me të atin.

Të nesërmen babai i akuzuar e çoi përsëri fëmijën në spital pasi djali u zgjua me vështirësi në frymëmarrje, konfuzion dhe të përziera.

Corey 6 vjeç
Babai 31-vjeçar që akuzohet

Kur mjekët kryen një MRI, djali pësoi një krizë dhe përpjekjet e mjekëve për ta mbajtur në jetë ishin të kota.

Nga ekspertiza e parë pas vdekjes rezultoi se 6-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e një dëmtimi të fortë në zemër dhe mëlçi. Babai i Corey u arrestua në korrik 2021 dhe përballet me një dënim të përjetshëm.

Continue Reading

Bota

Mbi 700 persona migruan gjatë vetëm një dite në brigjet britanike

Më shumë se 700 migrantë mbërritën në BM në një ditë të vetme pasi kaluan La Manshin, një rekord i ri për vitin deri tani.

Ministria e Brendshme deklaroi se 711 persona udhëtuan me 14 varka, thënë ndryshe një mesatare prej 51 personash për varkë. Totali i përkohshëm i mbërritjeve këtë vit rritet në 8 278.

Kalimet kishin arritur tashmë një rekord të ri për katër muajt e parë të një viti kalendarik dhe shifrat e fundit tregojnë se ato tani janë rritur me 34% krahasuar me vitin 2023, kur u regjistruan 6 192, dhe janë rritur me 19% në total në këtë fazë në 2022.

Vitin e kaluar, 29 437 emigrantë mbërritën në Britaninë e Madhe, 36% më pak nga rekord 45 774 mbërritje në 2022.

Continue Reading

Bota

Ekzekutohen dy ‘kokat e mëdha’ të mafias greke, identifikohen autorët, mes tyre edhe një shqiptar

Policia greke ka publikuar fotot dhe detaje të organizatës kriminale përgjegjëse për vrasjen e bosit të mafias Yiannis Skaftouros në Skourta Boiotia në prill 2022, të ekzekutimin e Vassilis Roubetis dhe dhëndrit të tij, Dionysis Mouzakitis, në Korydallos në qershor 2023 dhe tentativa për vrasje një muaj më vonë në një zonë rurale në Platanodasos Svorono, Pieria, djegia e makinave në parkingun e një karburanti në Aspropyrgos që i përkiste familjes Skaftouros dhe djegia e një magazine industriale ku makineritë e lidhura me prodhimin e duhanit produktet u shkatërruan.

Mes personave që janë pjesë e bandës është dhe 26-vjeçari shqiptar, Xhonatan Pajo.Duke paraqitur rastin në fillim të muajit janar, drejtori i Drejtorisë së Sigurisë së Atikës, gjeneral brigade Ioannis Skouras, kishte thënë se anëtarët e një organizate ndërkombëtare të përfshirë në rastet e vrasjeve, vrasjeve në tentativë dhe në rastet e shpërthimeve dhe zjarrvënieve

 

Continue Reading

Bota

Askush nuk ka dëgjuar për të, por nga ai do të varet fati i njerëzimit

Arthur Mensch, është një i ri për të cilin shumica e njerëzve ndoshta nuk  kanë dëgjuar. Ai mbërriti në qendrën e teknologjisë në Paris muajin e kaluar i veshur me xhinse dhe një kaskë biçiklete. Ai është personi te i cili zyrtarët evropianë po llogarisin për të ndihmuar Kontinentin e Vjetër në betejën e tij të madhe me Shtetet e Bashkuara dhe Kinën përsa I takon inteligjencës artificiale.

Mensch, 31 vjeç është CEO dhe themeluesi i ‘Mistral’, të cilin shumë e konsiderojnë si një nga sfiduesit më premtues të OpenAI dhe Google.

Kompania e tij erdhi në vëmendjen e botës vetëm një vit pasi ai e themeloi në Paris me dy miq të kolegjit. Ndërsa Evropa përpiqet të çimentojë pozicionin e saj në revolucionin teknologjik dhe inteligjencën artificiale,  autoritetet franceze e kanë veçuar ‘Mistral’ si shpresën e tyre më të mirë.

Inteligjenca artificiale do të përfshihet në ekonominë globale gjatë dekadës së ardhshme, dhe politikëbërësit dhe udhëheqësit e biznesit në Evropë kanë frikë se rritje dhe konkurrueshmëria do të shkaktojnë vuajtje nëse rajoni nuk ecën me këtë hap. Por pas shqetësimeve të tyre qëndron besimi se inteligjenca artificiale nuk duhet të dominohet nga gjigantët e teknologjisë si Microsoft dhe Google, të cilët mund të formojnë standarde globale në kundërshtim me kulturën dhe politikën e vendeve të tjera.

Mensch tha se “nuk ishte e sigurt nëse duhej t’u besohej” gjigantëve të teknologjisë amerikane për të vendosur rregullat bazë për një teknologji të re të fuqishme që do të prekë miliona jetë njerëzish.

“Ne nuk mund të kemi varësi strategjike.” Kjo është arsyeja pse ne duam të jemi kampionë të Evropës”, ​​tha I riu francez.

Evropa ka luftuar për të prodhuar kompani të rëndësishme teknologjike në dekadat e fundit. Ndërsa Shtetet e Bashkuara sollën Google, Meta dhe Amazon, Kina prodhoi Alibaba, Huawei dhe BiteDance, që zotëron TikTok, kurse ekonomia dixhitale e Evropës nuk ka arritur të përputhet me to, sipas një raporti të Komisionit Francez për Inteligjencën Artificiale.

Teknologjia gjeneruese e inteligjencës artificiale të Mistral u mundëson bizneseve të fuqizojnë chatbots, veçoritë e kërkimit dhe produkte të tjera të drejtuara nga Inteligjenca Artificiale. Kjo kompani befasoi shumë njerëz duke ndërtuar një model që konkurron me teknologjinë e zhvilluar në OpenAI.

Franca i jep mbështetje të plotë “Mistral”. Presidenti Emmanuel Macron e quajti kompaninë një shembull të “gjeniut francez” dhe priti Mensch për darkë në Pallatin Elysee.

Mbështetja e autoriteteve franceze është një shenjë e rëndësisë në rritje të inteligjencës artificiale. Shtetet e Bashkuara, Franca, Britania, Kina, Arabia Saudite dhe shumë vende të tjera po përpiqen të forcojnë aftësitë e tyre të brendshme në një garë teknologjike që prek tregtinë dhe politikën e jashtme, si dhe zinxhirët e furnizimit global

“Mistral” doli si konkurrenti më i fortë evropian në garën globale. Megjithatë, shumë pyesin nëse kompania mund të vazhdojë me konkurrentët e mëdhenj amerikanë dhe kinezë dhe të zhvillojë një model të qëndrueshëm biznesi.

OpenAI ka mbledhur 13 miliardë dollarë dhe Mistral ka mbledhur afërsisht 500 milionë euro, ose 540 milionë dollarë, deri më tani dhe po bën “disa milionë” në të ardhura të përsëritura, tha Mensch.

Mistral pajtohet që softueri i AI duhet të jetë me burim të hapur, që do të thotë se kodi i programimit duhet të jetë i disponueshëm për këdo për ta kopjuar, modifikuar ose ripërdorur. Mbështetësit thonë se lejimi i studiuesve të tjerë për të parë kodin do t’i bëjë sistemet më të sigurta dhe do të nxisë rritjen ekonomike.

OpenAI dhe Anthropic, në të kundërt, i mbajnë platformat e tyre të mbyllura. Burimi i hapur është i rrezikshëm, argumentojnë ata, sepse ka potencialin për t’u përdorur për qëllime të liga, si përhapja e dezinformatave – apo edhe krijimi i armëve shkatërruese të fuqizuara nga inteligjenca artificiale.

Nga ana tjetër, Mensch thotë se rreziku më i madh i inteligjencës artificiale është se ajo do të revolucionarizojë vendin e punës, duke eliminuar disa vende pune ndërsa do të krijojë të reja që do të kërkojnë rikualifikim.

“Po vjen më shpejt se në revolucionet e mëparshme.” Jo pas 10 vitesh, por, le të themi, në dy”, thekson Menš.

Mensch, i cili u rrit në një familje shkencëtarësh, tha se ai ishte i magjepsur nga kompjuterët që në moshë të re, duke mësuar të programonte kur ishte 11 vjeç. Ai luajti videolojëra me entuziazëm deri në moshën 15-vjeçare, kur vendosi se mund të “bënte gjëra më të mira me kohën e tij”. Pas diplomimit në dy universitete elitare franceze, ai u bë një studiues akademik në vitin 2020 në Qendrën Kombëtare Franceze për Kërkime Shkencore prestigjioze. Por ai shpejt iu drejtua DeepMind, laboratori i inteligjencës artificiale i blerë nga Google, për të mësuar rreth industrisë dhe për t’u bërë një sipërmarrës.

Një kërcënim më i menjëhershëm, tha ai, është se gjigantët e inteligjencës artificiale të Amerikës paraqesin për kulturat në mbarë botën.

“Këto modele prodhojnë përmbajtje dhe formësojnë kuptimin tonë kulturor për botën.” Dhe siç rezulton, vlerat e Francës dhe vlerat e Shteteve të Bashkuara ndryshojnë në mënyra delikate, por të rëndësishme”, thekson ai.

Me ndikimin në rritje, Mensch ka rritur thirrjet e tij për rregullim më të lehtë, duke paralajmëruar se kufizimet do të dëmtojnë inovacionin. Vjeshtën e kaluar, Franca loboi me sukses në Bruksel për të kufizuar rregullimin e sistemeve të AI me burim të hapur në Ligjin e ri të AI të Bashkimit Evropian, një fitore që ndihmon Mistral të mbajë ritmin e tij të shpejtë të zhvillimit.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING