Kronike
Mjeti i tonazhit të rëndë ra nga ura pas përplasjes me fuoristradën, dyshohet për viktimë
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë i ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Unazën e Madhe të Tiranës.
Nga pamjet e siguruara dhe burime nga vendi i ngjarjes bëhet e ditur se një automjet i tonazhit të rëndë është përplasur me një automjet tip fuoristradë, e cila është shkatërruar plotësisht nga përplasja.
Pas aksidentit, mjeti i tonazhit të rëndë ka thyer barrierat mbrojtëse të urës dhe ka përfunduar duke rënë poshtë, në rrugën tjetër, ku edhe ai ka pësuar dëmtime të shumta.
Nga burime paraprake pranë vendit të ngjarjes mësohet se si pasojë e aksidentit dyshohet se ka humbur jetën një person, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe ekipet e emergjencës, ndërsa vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.