Thinking ...
Connect with us

Kosova

Kosova është Serbi/ Vuçiç ndez nacionalizmin para zgjedhjeve, ofensivë e re politike në Beograd

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka rikthyer retorikën nacionaliste për Kosovën në një moment të rëndësishëm politik për Serbinë, teksa vendi po përgatitet për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Gjatë një tubimi,  Vuçiq deklaroi se “Kosova është Serbi”, duke përsëritur pretendimin se territori “ishte, është dhe do të jetë” pjesë e Serbisë.

Në fjalimin e tij, ai iu drejtua edhe aktorëve ndërkombëtarë, duke dhënë një mesazh të qartë politik për qëndrimin e Beogradit ndaj Kosovës.

Tubimi u zhvillua nën sloganin “Serbia e Bashkuar”, ndërsa Vuçiq shfrytëzoi aktivitetin për të përcjellë edhe mesazhe të tjera politike dhe premtime ekonomike.

Retorika për Kosovën rikthehet në qendër të diskursit të presidentit serb në prag të zgjedhjeve të parakohshme, të cilat Vuçiq ka deklaruar se mund të mbahen më 18 ose 25 tetor.

Kjo lëvizje vjen në një situatë të vështirë për kampin politik të Vuçiqit.

Sipas një vlerësimi të publikuar nga BIRODI, lista e lidhur me lëvizjen studentore do të siguronte 48.5% të votave, kundrejt 38.6% për listën e SNS-së të lidhur me Vuçiqin.

Në këtë skenar, studentët do të kishin një avantazh prej afro 10 pikësh përqindjeje. Për këtë arsye, rikthimi i çështjes së Kosovës në fjalimet politike shihet si pjesë e një përpjekjeje për të mobilizuar elektoratin nacionalist dhe për të forcuar pozicionin e Vuçiqit përpara zgjedhjeve.

Kosova, një prej temave më të ndjeshme në politikën serbe, duket se po rikthehet kështu si një nga kartat kryesore të betejës për pushtetin në Beograd.

Advertisement