Kosova
Kremlini në alarm/ Moska ka frikë nga rrëzimi i Vuçiçit dhe humbja e ndikimit në Kosovë
Rusia po ndjek me shqetësim të shtuar zhvillimet politike në Serbi, në një kohë kur vendi përballet me protesta masive të udhëhequra nga studentët dhe po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Në Moskë janë shtuar paralajmërimet për mundësinë e një të ashtuquajturi “revolucion me ngjyra” pas zgjedhjeve.
Ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Botsan-Kharchenko, ka deklaruar se autoritetet serbe duhet të jenë të përgatitura për një skenar të tillë.
Ai ka pretenduar se protestat masive nuk mund të organizohen pa financim dhe mbështetje nga jashtë, duke e lidhur këtë mbështetje me vendet perëndimore.
Deklaratat ruse janë parë në Serbi si një mesazh i drejtpërdrejtë politik në mbështetje të presidentit Aleksandar Vuçiq, në një periudhë kur pushteti i tij po përballet me presion të fortë nga protestat.
Eksperti i politikës së jashtme dhe sigurisë, Srđan Cvijiq, thotë se Moska nuk është aspak indiferente ndaj rezultatit të zgjedhjeve.
Sipas tij, nëse pushteti serb do të përballej me një krizë paszgjedhore, Rusia mund të ishte një prej mbështetësve kryesorë të Vuçiqit.
Një tjetër element që ka tërhequr vëmendjen është ngjashmëria mes deklaratave të zyrtarëve rusë dhe narrativës së mediave serbe pranë pushtetit.
Sipas analistëve, protestuesit dhe kundërshtarët politikë të Vuçiqit po përshkruhen në mënyrë të ngjashme si në deklaratat e Moskës, ashtu edhe në mediat pro-qeveritare.
Mbështetja e Rusisë ndaj presidentit serb është shfaqur edhe në deklaratat e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Lavrov ka deklaruar se Vuçiqi ndodhet nën presion nga Bashkimi Evropian dhe se Moska e sheh me shqetësim të ardhmen politike të Serbisë.
Por pas gjithë kësaj retorike qëndron një interes më i madh i Kremlinit.
Serbia është një prej vendeve më strategjike për Rusinë në Ballkan.
Beogradi synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por njëkohësisht ruan marrëdhënie të ngushta politike dhe të sigurisë me Moskën.
Një ndryshim i pushtetit në Serbi mund të ndryshonte këtë ekuilibër dhe të reduktonte ndjeshëm ndikimin rus në rajon.
Pikërisht për këtë arsye, zgjedhjet e ardhshme parlamentare po ndiqen me vëmendje të veçantë në Moskë.
Nëse Vuçiqi ruan pushtetin, marrëdhëniet Beograd-Moskë pritet të vazhdojnë në linjën aktuale.
Por nëse protestat prodhojnë një ndryshim politik, Rusia mund të përballet me humbjen e një prej aleatëve të saj më të rëndësishëm në Ballkan.
Dhe paralajmërimi për një “revolucion me ngjyra”