Thinking ...
Connect with us

Sport

Ra pa ndjenja në fushë, Lorenc Trashi qetëson tifozët: Nuk kam gjë nga zemra…

Pas momentit të frikshëm gjatë ndeshjes Besëlidhja–Korabi, ku Lorenc Trashi u rrëzua pa ndjenja në fushë në minutën e 44-t, futbollisti ka dhënë detaje mbi gjendjen e tij.

Në një komunikim me gazetarin e Top Channel, Endi Tufa, Trashi tha se kolapsi nuk lidhej me ndonjë problem kardiak, por me gjendjen e rënduar fizike dhe temperaturën e lartë që kishte para dhe gjatë ndeshjes.

“Thjesht më ra një gjendje si të fikët, isha i pafuqishëm, me temperaturë dhe s’po ndihesha mirë. Kam qenë me temperaturë para ndeshjes dhe nuk bëra kontroll. Në fushë isha me 39.5”, u shpreh futbollisti.

Trashi tha se do t’i nënshtrohet disa kontrolleve të specializuara, ndërsa theksoi se ekzaminimet e mëparshme nuk kishin evidentuar probleme me zemrën.

“Të hënën kam lënë të bëj disa vizita të specializuara, por nga zemra nuk kam gjë. Madje, kontrollet e përgjithshme mjekësore i bëmë para dy javësh me ekipin dhe çdo gjë ishte shumë mirë”, deklaroi ai.

Pas rrëzimit në fushë, stafi mjekësor ndërhyri menjëherë dhe Trashi u transportua me autoambulancë drejt spitalit të Lezhës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Deklaratat e futbollistit kanë qetësuar shqetësimet e krijuara pas incidentit, ndërsa kontrollet e mëtejshme pritet të japin një vlerësim më të plotë mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Për të hequr çdo dyshim mbi gjendjen e tij të përgjithshme shëndetësore, lojtari ka theksuar se zemra e tij funksionon në mënyrë perfekte. “Të hënën kam lënë të bëj disa vizita të specializuara, por nga zemra nuk kam gjë. Madje, kontrollet e përgjithshme mjekësore i bëmë para dy javësh me ekipin dhe çdo gjë ishte shumë mirë,” – shton Trashi.

Advertisement