Thinking ...
Connect with us

Kosova

KOSOVA ZGJIDH NGERÇIN, FORMOHET QEVERIA KURTI

Pas muajsh bllokadë institucionale, Kosova tashmë ka Kuvend të konstituuar dhe Qeveri të re.  Të dielën, më 13 shtator, Kuvendi përmbylli procesin e konstituimit, ndërsa vetëm pak orë më vonë votoi Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti.

Por mënyra se si u përmbyll konstituimi i Kuvendit shkaktoi përplasje të reja politike. PDK-ja, LDK-ja dhe Aleanca e kundërshtuan procedurën, ndërsa paralajmëruan adresimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese.

Seanca e Kuvendit vazhdoi të dielën në mëngjes, pasi një ditë më herët ishte zgjedhur kryetarja Albulena Haxhiu. Pa u zgjedhur kishte mbetur vetëm nënkryetari nga radhët e PDK-së.

PDK-ja nuk mori pjesë në vazhdimin e seancës dhe përkohësisht tërhoqi kandidaturën e Vlora Çitakut. Nga kjo parti thanë se çështja duhet të sqarohet nga Gjykata Kushtetuese.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, megjithatë e konsideroi të përfunduar procesin e konstituimit, duke argumentuar se Kuvendi nuk mund të mbetet peng i një subjekti politik.

Më pas, Kuvendi vazhdoi me zgjedhjen e nënkryetarëve.

Kujtim Shala nga LDK-ja u zgjodh nënkryetar me 75 vota. Pas nëntë tentativash, në këtë pozitë u zgjodh edhe Tanja Vujoviq nga Lista Serbe. Nënkryetare nga komunitetet e tjera joshumicë u zgjodh Emilija Rexhepi, ndërsa Ardian Gola nga LVV-ja ishte zgjedhur një ditë më herët.

PDK-ja dhe Aleanca nuk morën pjesë në këtë proces. Edhe Lista Serbe mungoi gjatë votimit të disa kandidatëve të saj, duke përmendur arsye shëndetësore.

Vetëm disa orë pas përmbylljes së procesit të konstituimit, Kuvendi kaloi në votimin e Qeverisë së re.

Qeveria e Albin Kurtit mori 62 vota për, tetë kundër dhe asnjë abstenim.

Kurti siguroi mbështetjen e deputetëve të LVV-së dhe të deputetëve të komuniteteve joserbe, përfshirë edhe votën e Nenad Rashiqit. Kundër votuan tetë deputetë të Listës Serbe.

PDK-ja, LDK-ja dhe Aleanca nuk morën pjesë në votim.

Me këtë rezultat, Albin Kurti siguroi mandatin e katërt si kryeministër i Kosovës. Përbërja e kabinetit të ri mbeti kryesisht e njëjtë me atë të Qeverisë së tretë të drejtuar prej tij.

Gjatë prezantimit të programit qeverisës, Kurti paraqiti një varg zotimesh, mes tyre rritjen e shtesave për fëmijët, pagën mesatare prej 1 mijë eurosh në sektorin publik, investime në mbrojtje prej mbi një miliard eurosh gjatë katër viteve, zhvillimin e industrisë vendore të municioneve dhe dronëve, si dhe projekte në turizëm, infrastrukturë dhe digjitalizim.

Por formimi i Qeverisë nuk i dha fund përplasjes politike.

PDK-ja e kundërshtoi mënyrën se si u konsiderua i përfunduar konstituimi i Kuvendit.

Deputeti Përparim Gruda tha se partia e tij nuk kishte hequr dorë nga e drejta për të propozuar nënkryetarin, por ishte tërhequr përkohësisht nga procesi, në prit

Advertisement