Kosova
Sejdiu u tërhoq…Vetëvendosja del me deklaratë urgjente: Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të reja
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas tërheqjes së profesorit Bekim Sejdiu nga kandidatura për president të Kosovës, duke akuzuar deputetë të opozitës për bllokimin e procesit.
Sipas LVV-së, Sejdiu ishte kandidati i përbashkët i dalë nga marrëveshja mes Vetëvendosjes dhe LDK-së, me synimin për të zgjidhur krizën institucionale dhe për ta zgjedhur presidentin në Kuvend.
Por partia në pushtet pretendon se një pjesë e deputetëve të LDK-së kundërshtuan kandidaturën, ndërsa PDK-ja dhe Aleanca deklaruan se nuk do të merrnin pjesë në proces.
LVV-ja thotë se mospjesëmarrja e deputetëve e pamundësoi votimin dhe përbën, sipas saj, “pengim të vetë procesit kushtetues”.
Në reagim, Vetëvendosje paralajmëron se kjo situatë rrezikon ta çojë Kosovën drejt zgjedhjeve të përsëritura, pasi Kuvendi nuk arriti të sigurojë zgjidhjen për postin e presidentit.
LVV-ja ka falënderuar ndërkohë Bekim Sejdiun për gatishmërinë për të shërbyer në krye të shtetit dhe ka përsëritur akuzat ndaj opozitës për bllokimin e procesit.
“E pati mundësinë që çështja e Presidentit të zgjidhej në Kuvend. Por u bllokua, sërish”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.