Kosova
Me sytë nga Haga/ Qytetari: Çlirimtarët do të kthehen në vendin e tyre
Në prag të shpalljes së vendimit nga Gjykata Speciale në Hagë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, qytetarët në Kosovë vijojnë të shprehin pritshmëritë e tyre për fatin e katër ish-krerëve të UÇK-së.
Një qytetar i pyetur në Kosovë tha se beson se katër ish-drejtuesit e UÇK-së do të kthehen të lirë në vendin e tyre. Sipas tij, ata kanë luftuar për Kosovën dhe duhet të rikthehen pranë familjeve dhe vendit ku janë rritur.
“Besoj se çlirimtarët do të vijnë në Kosovë të lirë, këtu ku kanë lindur e janë rritur. Për këtë kanë luftuar”, u shpreh qytetari.
Deklarata vjen në orët e fundit para shpalljes së aktgjykimit në Hagë, në një kohë kur në Kosovë vëmendja është përqendruar te vendimi për katër ish-krerët e UÇK-së.