Kosova
Vendimi që trishtoi një popull të tërë/ Sulmuesi i Kombëtares i trishtuar: Një liri që nuk erdhi falas
Pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, që dënoi me një total prej 81 vitesh burgim katër ish-krerët e UÇK-së, kanë vijuar reagimet publike.
Një prej tyre ka ardhur nga sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj. Futbollisti i Sivasspor ka reaguar përmes rrjeteve sociale, ku ka publikuar një foto me logon e UÇK-së, të shoqëruar me mesazhin: “UÇK-ja nuk është vetëm një emër në histori. Është një sakrificë që nuk harrohet, një liri që nuk erdhi falas”.
Manaj e ka shoqëruar reagimin edhe me një kujtim nga ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë në kualifikueset e Botërorit 2026, të zhvilluar më 11 tetor të vitit të kaluar, ku Shqipëria siguroi fitoren.
Reagimi i futbollistit vjen në një ditë kur vendimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së ka shkaktuar reagime të shumta në Kosovë dhe Shqipëri.