Thinking ...
Connect with us

Kosova

“A rrezikon të vdesë në burg?”/ Milaim Zeka përlotet live për Hashim Thaçin

Gazetari Milaim Zeka është përlotur gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live”, teksa komentonte vendimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë për ish-krerët e UÇK-së.

Gjatë intervistës, Zeka tregoi se vajza e tij e madhe ishte nisur për të marrë pjesë në protestën në Prishtinë, ndërsa vajza tjetër, 10 vjeçe, e kishte pyetur për moshën e Hashim Thaçit dhe nëse ai rrezikon të vdesë në burg.

Gazetari tha se situata po ndikon edhe te fëmijët dhe familjet, ndërsa u ndal te mosha e Jakup Krasniqit, i cili është 75 vjeç.

Zeka u shpreh gjithashtu se fokusi duhet të jetë te institucionet e Kosovës dhe te Kuvendi, duke iu referuar deklarimeve të avokatit të Hashim Thaçit gjatë seancës së sotme.

“Është problemi i vajzave. Vajza e madhe u nis për protestë, ndërsa vajza e dytë, që është 10 vjeç, më tha: ‘Babi, sa vjeç është Hashim Thaçi? A ka rrezik të vdesë në burg?’”, tregoi Zeka, i cili më pas shpërtheu në lot gjatë transmetimit.

Ai kritikoi gjithashtu mënyrën se si është zhvilluar procesi në Hagë dhe bëri thirrje që Kuvendi i Kosovës të marrë rol në adresimin institucional të çështjes.

Advertisement