Thinking ...
Connect with us

Kosova

Revoltë e popullit/ Thyhen xhamat e bazës së EULEX-it, kërkohet largimi i tyre

Situata vijon të jetë e tensionuar pranë bazës së EULEX-it në Fushë Kosovë, ku është rritur numri i protestuesve pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë për katër ish-krerët e UÇK-së.

Sipas pamjeve nga vendngjarja, protestuesit kanë hedhur gurë dhe mjete të forta në drejtim të objektit, duke thyer disa xhama dhe dëmtuar rrethojën e jashtme të bazës. Në zonë janë vendosur forca të shumta policie.

Ndërkohë, automjete të shumta kanë bllokuar rrugën Prishtinë–Fushë Kosovë, në drejtim të bazës së EULEX-it.

Mediat në Kosovë raportojnë se zyrat e EULEX-it janë boshatisur dhe se stafit i është kërkuar të vijojë punën nga shtëpia.

Pas grumbullimit pranë bazës, protestuesit kanë deklaruar se do ta vijojnë protestën në sheshin e Prishtinës.

Advertisement