Kosova
Ish krerët e UÇK-së lihen në burg/ SHBA bën thirrje: Respektoni vendimin…
Shtetet e Bashkuara kanë reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit i tha Radios Evropa e Lirë se Uashingtoni e respekton aktgjykimin e shpallur nga gjykata.
Departamenti i Shtetit theksoi se Shtetet e Bashkuara mbështesin drejtësinë për të gjitha viktimat dhe familjet e tyre, ndërsa ritheksuan mbështetjen për llogaridhënien, procesin e rregullt ligjor dhe sundimin e ligjit.
SHBA-ja u bëri gjithashtu thirrje të gjitha palëve që ta respektojnë vendimin e gjykatës dhe të shmangin retorikën nxitëse pas shpalljes së aktgjykimit.
“U bëjmë thirrje të gjitha palëve që ta respektojnë vendimin e gjykatës, të shmangin retorikën nxitëse dhe të vazhdojnë të punojnë drejt një të ardhmeje paqësore dhe demokratike”, deklaroi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.