Thinking ...
Connect with us

Kosova

Kroacia sfidon Gjykatën e Hagës: Kosova ishte viktimë e krimeve të Millosheviçit

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane e Kroacisë ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Në një reagim të publikuar në llogarinë zyrtare në rrjetin social X, ministria kroate thekson se nuk dëshiron të paragjykojë përfundimin e procesit gjyqësor, duke qenë se bëhet fjalë për një vendim të shkallës së parë.

Sipas MPJ-së së Kroacisë, vendimi i gjykatës nuk ndryshon, në vlerësimin e saj, kontekstin historik të luftës në Kosovë dhe faktin se Kosova dhe popullsia e saj ishin viktima të represionit dhe krimeve të rënda të kryera nga regjimi i Slobodan Millosheviqit.

Ministria kroate ka bërë gjithashtu dallimin mes përgjegjësisë individuale penale dhe vlerësimit të ngjarjeve historike. Në reagim thuhet se përgjegjësia individuale e një personi nuk duhet të përdoret për relativizimin e krimeve të kryera gjatë luftës apo për të vënë në diskutim lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Reagimi i Zagrebit vjen pas shpalljes së aktgjykimeve ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së në Hagë. Vendimet janë të shkallës së parë dhe ndaj tyre mund të paraqiten ankime nga palët në proces.

Advertisement