Thinking ...
Connect with us

Kosova

“Haga goditi luftën”, veteranët e UÇK-së thirrje për protestë gjithëpopullore në Prishtinë

Një ditë pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, organizatat e dala nga lufta kanë thirrur një protestë gjithëpopullore në Prishtinë. Protesta është njoftuar për të premten, në orën 12:00, në sheshin “Skënderbeu”.

Në një konferencë për mediat, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së e cilësoi aktgjykimin si të padrejtë dhe deklaroi se vendimi, sipas tyre, rrezikon të barazojë luftën e UÇK-së me krimet e luftës.

Gazmend Syla tha se organizatat e dala nga lufta e kanë kundërshtuar që prej fillimit Gjykatën Speciale dhe procesin gjyqësor, të cilin e konsiderojnë politik.

Përveç protestës, veteranët paralajmëruan edhe krijimin e një platforme të përbashkët veprimi që do të funksionojë deri në përfundimin e procesit të apelit. Sipas Sylës, synimi është krijimi i një këshilli koordinues kombëtar ku të përfshihen institucionet e Kosovës, partitë politike, shoqëria civile, Shqipëria, shqiptarët në Luginën e Preshevës, Malin e Zi dhe diaspora.

Organizatorët theksuan se protesta do të jetë paqësore dhe paqësore, ndërsa u bënë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë pa maska dhe pa përdorur dhunë.

Edhe kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, reagoi ndaj vendimit të Hagës. Ai e cilësoi atë si një goditje jo vetëm ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, por edhe ndaj luftës dhe shtetësisë së Kosovës, duke u bërë thirrje familjeve të dëshmorëve që t’i bashkohen protestës.

Advertisement