Thinking ...
Connect with us

Kosova

“Liria ka Emër” mobilizon shqiptarët në New York, protestë para selisë së OKB-së

Komuniteti shqiptar në Shtetet e Bashkuara pritet të zhvillojë një protestë përpara selisë së Kombeve të Bashkuara në New York, pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së.

Protesta është thirrur nga organizata shqiptaro-amerikane dhe platforma “Liria ka Emër” dhe është parashikuar të zhvillohet më 22 shtator, në orën 18:00.

Sipas organizatorëve, qëllimi i tubimit është sensibilizimi i opinionit ndërkombëtar dhe i liderëve botërorë që ndodhen në New York për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Organizatorët e konsiderojnë vendimin e Hagës si të padrejtë ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe si një përpjekje për të njollosur luftën e Kosovës.

“Liria ka Emër” u ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë në SHBA t’i bashkohen protestës dhe të shprehin solidaritet me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.

Më 16 shtator 2026, Dhomat e Specializuara të Kosovës shpallën vendimin ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vite burg, Kadri Veseli me 18 vite, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vite, në një total prej 81 vitesh burgim. Gjykata i shpalli fajtorë për disa akuza për krime lufte, ndërsa i shpalli të pafajshëm për akuzat për krime kundër njerëzimit.

Vendimi është i apelueshëm sipas procedurave të Dhomave të Specializuara.

Protesta në New York vjen në një kohë kur në Prishtinë po zhvillohen gjithashtu tubime kundër vendimit të Hagës, duke e kthyer çështjen në një nga temat kryesore të debatit publik në Kosovë dhe në diasporë

Advertisement