✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Policia shpërndan turmën me forcë, pedagoget dalin në mbrojtje të të rinjve

Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe pedagogëve që protestojnë para Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Ndërhyrja e forcave të rendit ka tensionuar situatën, megjithëse tubimi ishte paraqitur si protestë paqësore.

Përdorimi i mjeteve për shpërndarjen e turmës ka shkaktuar reagime dhe irritim te protestuesit. Në disa momente, pedagoge të pranishme në tubim kanë ndërhyrë për të mbrojtur të rinjtë gjatë përplasjes me forcat e policisë.

Protesta zhvillohet në kuadër të revoltës studentore, ku kërkesat për ndryshime në arsim dhe reagimet ndaj dhunës së ditëve të fundit kanë sjellë rritjen e tensioneve në kryeqytet.

Advertisement