✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Gaz lotsjellës i shpërthen policit në çantë gjatë protestës

Një incident është regjistruar gjatë protestës së studentëve në Tiranë, pranë Ministrisë së Arsimit, ku një efektivi të policisë i ka shpërthyer gazi lotsjellës brenda çantës së shpinës. Teksa efektivi po vraponte gjatë përpjekjeve për të shpërndarë protestuesit, nga çanta e tij ka dalë tym i bardhë.

Protesta e sotme është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes studentëve dhe policisë. Efektivët kanë përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, ndërsa protestuesit janë kundërpërgjigjur duke hedhur gurë në drejtim të policisë. Situata pranë Ministrisë së Arsimit është tensionuar gjatë përballjes mes dy palëve.

Advertisement