✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

Rama kërkoi përjashtimin e Spiropalit? Klosi zbulon si qëndron e vërteta

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Asamblesë Kombëtare, ku në fokus kanë qenë organizimi i partisë dhe përgatitjet për garën e ardhshme elektorale.

Klosi bëri të ditur se Asambleja miratoi platformën “Këshilltari i Bashkisë Sime”, e cila synon organizimin e strukturave socialiste në çdo qendër urbane dhe rurale, në funksion të zgjedhjeve të ardhshme.

Sa i përket drejtimit të strukturave në Tiranë, ai njoftoi propozimin e dy bashkëkryetarëve, Albana Koçiu dhe Ervin Demo, të cilët do të kenë përgjegjësi në organizimin partiak në kuadër të riorganizimit të 61 bashkive në 46.

I pyetur për Elisa Spiropalin, në një kohë kur gjatë Asamblesë është raportuar për kërkesën e Edi Ramës për përjashtimin e saj nga PS-ja, Klosi u përgjigj shkurt: “Spiropali është anëtare e partisë”.

“Gjithsecili që kërkon të jetë pjesë e kontributit për këshillat bashkiakë dhe të jetë pjesë e platformës duhet të fillojë në mënyrë të strukturuar në çdo qendër urbane ose rurale punët për Shqipërinë. Ajo çfarë drejtuesit e zgjedhur kanë bërë në çdo vend dhe ajo që ne do t’u ofrojmë në garën e radhës, me drejtues të rinj të mbështetur nga PS.

Sa i përket drejtimit të Tiranës, u propozuan dy bashkëkryetarë në të gjitha 61 bashkitë, që me organizimin e ri do të shkojë në 46, edhe pse mbështetja partiake do të jetë e njëjtë, do të jetë nga dy bashkëkryetarë, nga Albana Koçiu dhe Ervin Demo.

Advertisement