✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

Rama i kujton Spiropalit të kaluarën: Unë për ty kam qenë si Skënderbeu, ti për mua Mamica

Detaje të reja janë zbuluar nga diskutimi mes kryeministrit Edi Rama dhe Elisa Spiropalit gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Sipas informacioneve të gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, Rama e ka nisur ndërhyrjen për Spiropalin me një referencë historike, duke iu drejtuar me një krahasim që lidhej me marrëdhënien e tyre politike ndër vite.

“Unë për ty kam qenë Skënderbeu, ti për mua Mamica, por nuk mund t’i gjuash shtëpisë me gur”, mësohet të ketë thënë Rama.

Nga ana e saj, Spiropali është përgjigjur se ishte dakord me qëndrimet e kryeministrit, por kishte ngritur shqetësime për mënyrën se si ishin përzgjedhur disa ministra.

“Kryetar, unë jam dakord me qëndrimet e tua, por kam ngritur zërin për disa ministra të caktuar, si janë zgjedhur”, mësohet të jetë shprehur Spiropali.

Advertisement