✦
Thinking ...
Connect with us

Shkrime

LEPIRJA TE VERBOI/ MESAZHI I FORTE: KUR KRAHASOVE RAMEN ME SKENDERBEUN, NE FAKT FIRMOSE FUNDIN TEND

Shkruar nga Ahmet Dursun

Lëpirja nuk duhet të arrijë kurrë sa liderin ta krahasosh me heroin kombëtar të vendit tënd…

Faqja e parë e fuckin librave të historisë politike është e mbushur me përsëritjen e këtyre fjalëve, Elisa: lëpirja nuk duhet të arrijë kurrë sa liderin ta krahasosh me heroin kombëtar të vendit tënd!

Pastaj vijon kështu: nëse lideri, duke i besuar gjatësisë së tij, si në rastin e Edi Ramës, ose duke i besuar dredhive të një peshku, si në rastin e Zelinskit, vendos të futet në ujërat e thella të gjeopolitikës botërore, çdo kënd që i afrohet e shikon si armikun e tij.

Ata duan të jenë përherë të vetëm në ato ujëra.

Ti edhe Veliaj nuk e kuptuat këtë fakt të stërpërsëritur në histori.

Ju sikterisi nga partia!

Nëse ia del t’i qetësosh nervat, lexo ca libra të historisë politike dhe do të më japësh të drejtë.

Përveç kësaj, shkrimi im këtu në FB, me titull “Rrudhat e apatisë”, do të mund të ndihmonte të zbuloje mjaft gjëra që t’i ka mbuluar vetë besimi i tepruar.

Jeta politike është e tillë, Elisa!

Kur hesht pas përzënies së miliona shqiptarëve prej tokave të tyre, me patjetër të vjen sikterisja…

Advertisement