Aktualitet
Policia blindon Kryesinë e Kuvendit, protestuesit brohorasin
Situata pranë Kryesisë së Kuvendit është tensionuar, pasi forcat e Policisë kanë blinduar perimetrin e institucionit, duke krijuar një kordon sigurie përreth godinës.
Pas vendosjes së efektivëve, protestuesit janë afruar pas tyre dhe kanë nisur të brohorasin, duke vijuar qëndrimin pranë institucionit. Ndërkohë, policia ka përforcuar rrethimin dhe ka vendosur forcat në mbrojtje të godinës së Kryesisë së Kuvendit.
Tensionet janë shtuar në zonë, ndërsa protestuesit vijojnë të qëndrojnë përballë kordonit policor.