✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Tronditëse/ Toksikologia zbulon rastet shqetësuese: Fëmijë 9-vjeçarë provojnë drogën

Përdorimi i lëndëve narkotike nga të miturit po kthehet në një shqetësim gjithnjë e më të madh, ndërsa eksperimentimi me substanca të ndaluara mund të nisë që në moshë shumë të hershme.

Në emisionin “Urban Gen”, toksikologia Suela Xhufi ka ngritur alarmin për ekspozimin e fëmijëve ndaj drogës, duke zbuluar se ka trajtuar raste ku eksperimentimi ka nisur që në moshën 9-vjeçare.

“Kam raste me fëmijë që nisin të provojnë lëndë narkotike që në moshën 9-vjeçare”, u shpreh Xhufi, duke vënë në dukje edhe raste të tjera që paraqiten në stade të rënda.

Deklarata u bë gjatë një diskutimi me të rinjtë në “Urban Gen”, ku në fokus ishte përdorimi i drogës, presioni i shoqërisë dhe kurioziteti që mund t’i shtyjë të miturit drejt eksperimentimit me substanca të ndaluara.

Debati synoi të trajtojë hapur një problematikë që shpesh mbetet tabu, duke u dhënë të rinjve mundësinë të ndajnë shqetësimet dhe të kërkojnë përgjigje. Sipas mesazhit të përcjellë në emision, përballja me këtë fenomen kërkon vëmendjen e familjes, shkollës dhe institucioneve, pasi pas çdo rasti të përdorimit të drogës mund të jetë një fëmijë dhe një e ardhme e rrezikuar.

Advertisement