✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

BRAÇE HEQ DORE NGA BASHKIA E TIRANES

Përveç kundërshtimit të përjashtimit të Elisa Spiropalit nga Asambleja e Partisë Socialiste, Erion Braçe bëri edhe hapa prapa nga dëshira e tij për të qenë kandidat për Bashkinë Tiranë.

Siç mëson Lapsi.al mes 3 pikave për të cilat Braçe foli në asamble, ishte dhe njoftimi se ai nuk do më të kandidojë për Tiranën.

Nuk dihet çfarë e ka shtyrë të marrë këtë kthesë ndërsa vetëm pak muaj më parë përbetohej nëpër studio televizive  se do t’i shkonte deri në fund betejës për të qenë ai i përzgjedhuri i socialistëve në zgjedhjet e 9 majit.

“Po pres garën dhe do t’i shkoj deri në fund, si gjithmonë, për ta fituar këtë punë, sepse punë është! Unë nuk besoj se socialistët duan një njoftim, por duan të vendosin. Unë nuk besoj se socialistët duan të votojnë një njoftim, por duan të zgjedhin kandidatin e tyre për Bashkinë e Tiranës!”, përbetohej Braçe në gusht të këtij viti.

Gjithsesi asgje nuk ka te konfirmuar nga vete Erion Braçe…

Advertisement