Aktualitet
Një muaj pa sinjalistikë, rikthehen semaforët në kryeqytet
Protestat studentore të zhvilluara në Tiranë gjatë javës së dytë të tetorit, përveç dëmeve materiale të shkaktuara në disa biznese, sollën edhe dëmtimin e një pjese të semaforëve në kryeqytet.
Sinjalistika rrugore mbeti jashtë funksionit në disa segmente për gati një muaj, ndërsa prej ditësh ka nisur ndërhyrja për riparimin dhe zëvendësimin e tyre. Një pjesë e semaforëve janë rivendosur në pozicion, ndërsa të tjerë janë zëvendësuar me pajisje të reja.
Megjithatë, në disa akse shumica e semaforëve kanë vijuar të jenë funksionalë. Ndërhyrja synon rikthimin e plotë të sinjalistikës dhe normalizimin e qarkullimit në kryeqytet.