✦
Thinking ...
Connect with us

Rajon

Rrëzohet avioni luftarak në Serbi, humb jetën piloti 53-vjeçar

Një pilot ushtarak serb ka humbur jetën pas rrëzimit të avionit luftarak që drejtonte në veriperëndim të Beogradit. Viktima është identifikuar si Goran Bulajic, 53 vjeç, ndërsa lajmi është konfirmuar nga Ministria e Mbrojtjes e Serbisë.

Sipas autoriteteve, avioni u rrëzua në një fushë pranë Stara Pazovës, rreth 31 kilometra larg Beogradit. Mjeti ajror i përkiste Brigadës së 204-t të Aviacionit, me bazë në Batajnicë.

Shkaqet e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura. Autoritetet serbe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat në të cilat ndodhi rrëzimi.

Sipas të dhënave të raportuara, që prej shpalljes së pavarësisë në vitin 2006, forcat e armatosura serbe janë përfshirë në 14 aksidente aviacioni, me gjithsej 17 viktima. Në këto ngjarje janë përfshirë 12 avionë dhe dy helikopterë.

Forcat Ajrore Serbe operojnë aktualisht me 14 avionë luftarakë MiG-29, të prodhuar mes viteve 1987 dhe 1991. Serbia ka planifikuar zëvendësimin e kësaj flote me 12 avionë francezë Dassault Rafale F4, të blerë në vitin 2024 për një vlerë prej 2.7 miliardë eurosh. Dorëzimi i tyre pritet të nisë në vitin 2028

 

;

Advertisement