✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

BUSHATI IRONIZON ZGJEDHJET NE TIRANE: EDHE SHOFERI I RAMES PO TE KANDIDOJE, FITON

Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës dhe kandidati që duhet të përzgjedhë Partia Socialiste ishin në fokus të diskutimit në studion e “Të Paekspozuarit”

 Analisti Andi Bushati ironizoi garën, duke deklaruar se PS-ja mund të fitojë edhe nëse kandidon shoferi i kryeministrit Edi Rama.

Nga ana tjetër, sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, u shpreh i bindur për fitoren e socialistëve, pavarësisht numrit të kandidatëve me të cilët do të paraqitet opozita.

 Pjesë nga intervista:

Rakipi: Çfarë kandidati i duhet Ramës për Tiranën?

Bushati: Kur këtu e bëjnë prapë me grupe kriminale, këtë le të vënë edhe shoferin e Edi Ramës, e kanë të fituar.

Klosi: Në garën e vitit 2025 ne u paraqitëm si një formacion. Kundërshtarët tanë u paraqitën me katër forca politike. Pra, edhe në rastin se opozita do të dalë me një kandidat apo me katër kandidatë, do të jetë fitorja e PS-së. Nuk do të jetë në diskutim. Ne nuk kemi kandidatë përballë.

Advertisement