Pinknews
Egli Tako rikthehet në “BBVip” por këtë herë si moderatore? Lajmi surprizë
Egli Tako mund të rikthehet në ekranin e “Big Brother”, por këtë herë në një rol krejt të ndryshëm nga ai i mëparshmi. Emri i saj po përmendet si një nga kandidaturat për moderimin e “Big Brother Fan Club” në sezonin e ardhshëm.
Sipas raportimeve të Prive By LS, mes Eglit dhe produksionit kanë nisur diskutimet për këtë mundësi. Burime pranë produksionit bëjnë me dije se përgjigjja e parë e saj ka qenë pozitive, megjithatë ende nuk është arritur një marrëveshje përfundimtare.
Emri i Eglit nuk përmendet për herë të parë për këtë pozicion, pasi edhe më herët ishte përfolur si një kandidate e mundshme për drejtimin e emisionit.
Ndërkohë, Selin Bollati, një tjetër personazh që ishte përmendur për këtë rol, ka mohuar mundësinë e përfshirjes në “Fan Club”.
Për momentin, gjithçka mbetet në fazën e negociatave dhe nuk ka një konfirmim zyrtar nëse Egli Tako do të marrë drejtimin e formatit.