✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

Denoncimi i Majkos për videot erotike/ Berisha: Do dalin, më mirë largohuni

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përdorur foltoren e Kuvendit gjatë diskutimeve për projektbuxhetin 2027 për të hedhur akuza të tjera ndaj mazhorancës, duke iu referuar edhe një deklarate të ish-kryeministrit Pandeli Majko në Asamblenë e Partisë Socialiste.

“Po denoncimi i Majkos?”, pyeti Berisha, duke kërkuar shpjegime nga përfaqësuesit e shumicës socialiste. Gjatë fjalës së tij, kreu i PD-së paralajmëroi se, sipas tij, priten të bëhen publike edhe informacione të tjera, duke përmendur edhe pretendime për skena erotike.

Berisha nuk paraqiti detaje apo prova konkrete për këto pretendime, por këmbënguli se çështje të tjera do të dalin në dritë. Në përfundim, ai i bëri thirrje mazhorancës të largohet nga pushteti.

Deklarata e Sali Berishës:

“Po denoncimi Majko, nga i jepni ju atij? Na thoni pak!

Jo, jo, ta garantoj unë ty, rri ti se ti je rishtar, mos u përziej.

Jo, jo se kaq naiv Gjinua nuk është sa të ngatërroj skenat erotike me skenat e tjera.

I keni dhe ato ju! I keni! Dhe do të dalin, ua them unë, do të dalin.

Prandaj, më mirë largohuni!

Advertisement