✦
Thinking ...
Connect with us

Pinknews

Vesa Luma dhe Big Basta thyejnë heshtjen, çfarë ndodhi me martesën e tyre?

Vesa Luma dhe Big Basta kanë reaguar ndaj aludimeve për një krizë në martesën e tyre, duke sqaruar se zërat për ndarje kanë lindur nga një deklaratë e bërë me shaka. Gjatë një bisede me Luiz Ejllin, çifti tregoi se pas lajmeve të publikuara nuk fshihej asnjë vendim për t’i dhënë fund marrëdhënies.

Vesa Luma shpjegoi se gjithçka nisi kur Big Basta po mendonte të bëhej pjesë e një formati televiziv. Në atë moment, ajo i kishte thënë me humor: “Po hyre atje, do të ndahesh me mua”. Këngëtarja theksoi se deklarata ishte thjesht një batutë mes tyre dhe jo një paralajmërim për ndarje. Ajo shtoi se të dy i respektojnë angazhimet profesionale të njëri-tjetrit dhe nuk ndërhyjnë në vendimet që lidhen me karrierën.

I pyetur nga Luizi se sa shpesh kanë mosmarrëveshje, Vesa u përgjigj shkurt: “Çdo ditë”. Megjithatë, ajo nuk e paraqiti këtë si shenjë të një krize, por si pjesë të marrëdhënies së tyre.

Çifti foli edhe për këngën “Pasojat”, e cila nga një pjesë e publikut u interpretua si një mesazh për jetën bashkëshortore të këngëtares. Vesa mohoi se e kishte krijuar këngën me qëllim për të përcjellë një mesazh të tillë. Sipas saj, interpretimet dhe lajmet për ndarje kanë ndikuar madje në promovimin e këngës. “Do të ishim ndarë njëqind herë sa herë që nxjerr ndonjë këngë”, u shpreh ajo me humor.

Gjatë bisedës, Vesa Luma dhe Big Basta ndanë edhe dëshirën për të zgjeruar familjen. Reperi pranoi se e ka menduar mundësinë për t’u bërë sërish baba, ndërsa këngëtarja tha se të dy do të dëshironin që djalit të tyre, Liamit, t’i dhuronin një motër ose vëlla.

Vesa tregoi se largësia dhe përvoja e jetesës jashtë vendit kishin ndikuar në vendimin e tyre për ta menduar familjen me vetëm një fëmijë. Megjithatë, ajo la të kuptohet se kjo dëshirë nuk është mbyllur dhe se mundësia për një tjetër fëmijë mbetet e hapur.

Advertisement