✦
Thinking ...
Connect with us

Sport

Europa League/ Milani nga ferri në parajsë, Leverkusen bind; humbje e rëndë për Benfica

Milani ka regjistruar fitoren e dytë në Europa League, duke dhuruar një përmbysje spektakolare në transfertën ndaj Olympiacosit, në kuadër të javës së pestë të fazës së ligës. Kuqezinjtë triumfuan me rezultatin 4-2, ndonëse e panë veten në disavantazh të dyfishtë në fillimin e pjesës së dytë.

Sfida u zhbllokua në minutën e 31-të, kur Lorenzo Pirola goditi me kokë, me topin që fillimisht u përplas në traversë dhe më pas në trupin e Mike Maignan, për të përfunduar në rrjetë. Grekët e mbyllën pjesën e parë në avantazh minimal.

Me nisjen e fraksionit të dytë, Jota Silva dyfishoi shifrat për vendasit, duke zënë të papërgatitur mbrojtjen kuqezi. Megjithatë, reagimi i italianëve ishte spektakolar.

Në minutën e 56-të, Omari Hutchinson rihapi takimin me një goditje të bukur nga distanca. Vetëm shtatë minuta më vonë, anglezi shërbeu për Alphadjo Cisse, i cili realizoi me kokë golin e barazimit.

Hutchinson vijoi të ishte protagonist edhe në minutën e 71-të, kur asistoi Christian Pulisic. Amerikani realizoi me një goditje të bukur fluturimthi, duke kompletuar përmbysjen e kuqezinjve.

Në minutën e fundit të kohës shtesë, Diego Moreira vulosi triumfin e Milanit me golin e katërt.

overlay-cleverPavarësisht suksesit në Greqi, kuqezinjtë mbeten në zonën e fundit të skuadrave që sigurojnë një biletë për në fazën e “play-off”-it. Pas pesë ndeshjeve, Milani renditet në vendin e 21-të me gjashtë pikë.

Iago Aspas kaloi spanjollët në avantazh në pjesën e parë, por Alvaro Rodriguez dhe Rayan përmbysën rezultatin pas pushimit, duke i dhuruar skuadrës angleze fitoren e pestë radhazi në Europa League.

Viktoria Plzen surprizoi Benficën, duke e mposhtur me rezultatin e thellë 4-0, ndërsa Bayer Leverkusen siguroi një fitore të rëndësishme 2-0 në transfertën ndaj Dinamo Zagrebit.

Ndërkohë, sfida mes Besiktasit dhe Hapoel Beer Shevës vijon në barazim pa gola. Takimi nisi me disa minuta vonesë për shkak të përplasjeve mes dy tifozerive në tribunat e stadiumit.

Advertisement