✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

Balla për efektivin që mori flakë nga molotovi: Kjo është tentativë për vrasje!

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar sërish pas episodeve të dhunës gjatë protestës kombëtare të 28 Nëntorit në Tiranë. Këtë herë, ai është ndalur te rasti i efektivit të policisë që u përfshi nga flakët pasi u godit me bombë molotov.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla e cilësoi ngjarjen si tentativë për vrasje, duke dënuar sulmin ndaj efektivit. Ai ngriti gjithashtu pikëpyetje mbi mënyrën se si organet e drejtësisë do t’i trajtojnë incidentet e regjistruara gjatë protestës.

“Kjo është tentativë për vrasje! Polici merr flakë nga bombat molotov dhe prapë Policia e ka fajin?! Kjo është mjaft! Apo prapë të hënën do dalë dikush në Gjykatën e Tiranës dhe do thotë nuk ka prova për dhunë?”, shkruan Balla.

Advertisement