Aktualitet
Masa të shtuara sigurie, Policia del me qen në bulevard
Gjatë protestës kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, Policia ka shtuar masat e sigurisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Në terren janë parë edhe efektivë të shoqëruar me qen policie, si pjesë e pranisë së shtuar të forcave të rendit përgjatë bulevardit.
Prania e qenve policorë vjen në një moment tensionesh dhe përplasjesh gjatë protestës në kryeqytet.