✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Policia nxjerr skuadrat me motorë në protestë, dyshohet për përdorim plumbash gome

Policia e Shtetit ka angazhuar edhe skuadra me motorë në terren gjatë protestës kombëtare të 28 Nëntorit në Tiranë, e zhvilluar kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Në pamjet nga protesta, efektivët shfaqen të pajisur me armë të posaçme për përdorimin e gazit lotsjellës dhe plumbave prej gome. Ndërkohë, burime bëjnë me dije se ndaj protestuesve janë përdorur edhe plumba gome.

Këto mjete janë përdorur nga policia edhe gjatë protestave studentore, ku dhjetëra të rinj mbetën të lënduar dhe me shenja në trup, sipas raportimeve të kohës.

Skuadrat me motorë janë pjesë e forcave të dislokuara në terren për menaxhimin e tubimit dhe përballimin e situatave të mundshme të tensionuara.

 

Advertisement