✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Lëndohet efektivi i policisë në sheshin “Skënderbej”, kolegët i japin ndihmën e parë

Një efektiv policie është lënduar gjatë përplasjeve në sheshin “Skënderbej”, ku protestuesit vijojnë të qëndrojnë pas tensioneve të regjistruara në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Në pamjet nga vendngjarja, efektivi shihet i shtrirë në tokë, ndërsa disa kolegë të tij janë mbledhur rreth tij dhe po i japin ndihmën e parë. Pranë tyre qëndrojnë edhe efektivë të tjerë, të pajisur me mburoja dhe skafandra.

Ende nuk ka informacion të konfirmuar mbi shkallën e dëmtimeve të efektivit.

Advertisement