Aktualitet
Përshkallëzohen incidentet në Tiranë, një protestues mbetet i shtrirë në shesh
Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë në sheshin “Skënderbej” kanë shkaktuar persona të lënduar gjatë protestës së 28 Nëntorit në Tiranë.
Në pamjet nga vendngjarja, një protestues shihet i shtrirë në tokë, mes tensioneve dhe incidenteve të regjistruara në shesh. Situata është përshkallëzuar pas përplasjeve mes palëve, ndërsa protestuesit kanë përdorur bomba molotov dhe lazerë në drejtim të efektivëve të policisë.
Ende nuk ka informacion të konfirmuar mbi identitetin dhe gjendjen shëndetësore të protestuesit të lënduar.