Aktualitet
Tensione pranë Bashkisë, protestuesit thyejnë xhamat dhe sulmojnë autobotin
Protesta në Tiranë vijon mes tensioneve dhe incidenteve të përsëritura. Pranë Bashkisë së Tiranës, protestuesit kanë hedhur sende në drejtim të autobotit të Policisë, ndërsa kanë thyer edhe xhamat e godinës së institucionit.
Gjatë përplasjeve, protestuesit kanë brohoritur “Poshtë diktatura”, ndërsa situata në këtë zonë është tensionuar më tej. Nga ana tjetër, Policia ka ndërhyrë me autobotin me ujë dhe gaz lotsjellës, në përpjekje për të shpërndarë turmën.
Protesta është shoqëruar edhe me hedhje bombash molotov në drejtim të institucioneve, ndërsa gjatë incidenteve janë raportuar persona të lënduar.
Reuters+