✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

“Shqipëria drejt Europës me amanetin e brezave”/ Koçiu uron 28 nëntorin me videon me inteligjencë artificiale

Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka përcjellë urimin e saj për 28 Nëntorin përmes një videoje të krijuar me inteligjencë artificiale. Në mesazhin e publikuar, ajo e lidh simbolikën e flamurit kuqezi dhe sakrificën e brezave për pavarësinë me rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Koçiu thekson se integrimi europian është një vazhdimësi e amanetit të lënë nga brezat e kaluar, por edhe një përgjegjësi ndaj brezave të ardhshëm.

“ Nga një copëz pëlhure e kuqe, mbi të cilën u qëndis ëndrra e një kombi, te një Shqipëri që sot shkruan kapitujt e rinj të historisë së saj. Me amanetin e brezave që na paraprinë dhe përgjegjësinë për brezat që do të vijnë, drejt Europës që kemi zgjedhur si shtëpinë tonë të përbashkët”, shkruan Koçiu.

Në fund të mesazhit, zv.kryeministrja uron shqiptarët: “Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëri! E bukur, e lirë dhe gjithmonë krenare”.

 

Advertisement