Politike
Buzhala: Eric Adams i korruptuar deri në fyt, pasaporta shqiptare, një gjest pa lidhje
Buzhala ironizoi edhe më gjerë mbi politikën e jashtme të shteteve të vogla si Shqipëria dhe Kosova, duke thënë se këto vende nuk do të duhej as të kishin politikë të jashtme. ‘Kush i pyet shtetet e vogla për politikë të jashtme?’ tha ai, duke shtuar se në botën e sotme ‘secili i bie në gjunjë dikujt’.
Analisti komentoi edhe lidhjen e mundshme të kryeministrit Rama me Trump-in përmes Adams, duke theksuar se Rama ‘nuk po humb asnjë mundësi’ për t’u afruar me administratën amerikane.
‘Për vëmendje, jo për vëmendje. Po, mos e harro. Superfuqi shtete me nga 80-100 milionë banorë kanë shkuar, kanë rënë në gjunjë te Donald Trump-i, në kuptimin metaforik, i cili është më brutal sesa kjo pamje e një lideri ballkanik. Parimisht, unë mendoj që, se e dëgjova këtë, a kemi ne politikë të jashtme.
Unë mendoj që shtetet e vogla nuk do të duhej as me pasur politikë të jashtme. Domethënë, do të duhej me pasur ndonjë drejtori aty, po kush i pyet shtetet e vogla për politikë të jashtme? Ministër të jashtëm Gjermania, ministër të jashtëm Britania e Madhe, ministër të jashtëm Kosova, Shqipëria. Po kjo është hajgare, domethënë. Çfarë politike të jashtme po do me bë ti si Shqipëri ose si Kosovë?
I gjatë ai, i bie në gjunjë te Albini. O dëgjo, në këtë botë secili po i bie në gjunjë dikujt. Domethënë, kjo, kjo botë është e gjunjëve. Domethënë, dikush bie atje, dikush pak më këtej. Pra, edhe Meloni ka rënë në gjunjë një herë te Trump-i, po pastaj tash u prishën pak me Trump-in për arsye të ngushticës të Hormuzit. Për arsye të Hormuzit, duhet baza ushtarake.
Tani me i thënë, ç’e re, kokë me kokë i ke ndërruar, me i thënë Melonit. E humbe Trump-in, e more Ramën. Për më i gjatë është. Tash a të kryen punë, a nuk të kryen, nuk e dimë edhe atë.
Kjo ke për mua pak qesharake, domethënë, një person i korruptuar deri në fyt.
Çfarë ka marrë, e ka marrë. Po pse me ja bërë gjithë atë pritje? Kjo për mua ke pak pa lidhje.
Absolutisht. Po përndryshe, këtë e lexova, Edoni e pe din, domethënë, ky është afruar shumë me Trump-in edhe vetëm nëse është edhe kjo lidhje, domethënë, se Rama nuk po e humb asnjë mundësi’, u shpreh ndër të tjera Berat Buzhala