Connect with us

Kronike

Del foto, kush është biznesmeni që u v*ra me dy plumba në kokë në Elbasan, pronari i një karburanti dhe rrjeti taksish

Një biznesmen u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e sotme rreth orës 20:35 në lagjen “Emiri Metraxhiu” në Elbasan. Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla, 43 vjeç, u vra me 2 plumba në kokë brenda makinës së tij tip “Range Rover”, në karburantin “Xhaxhi Oil” në pronësi të tij, në dalje të Elbasanit. Gjithashtu, biznesmeni i ekzekutuar ishte edhe pronar i një shërbimi taksi në qytetin e Elbasanit, i quajtur “El Taxi”. 43-vjeçari jetonte në Tiranë, te Komuna e Parisit. Sipas deklarimeve nga vendngjarja dhe pamjeve të kamerave të sigurisë, biznesmeni sapo kishte dalë nga zyra e karburantit dhe ishte futur në automjetin e tij. Autorët kanë qëlluar disa herë me pistoletë në drejtim të tij, ndërsa dy prej plumbave e kanë goditur në kokë. Mondi Mëhalla ishte në gjyq për armëmbajtje pa leje, posedim të sendesh të jashtligjshme dhe shpërndarje narkotikësh. 1 vit më parë atij i është gjetur shkop gome.
Personi që shihni në foto është biznesmeni Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla, 43 vjeç, i cili u vra me 2 plumba në kokë brenda makinës së tij tip “Range Rover”, në karburantin “Xhaxhi Oil” në pronësi të tij, në dalje të Elbasanit. Gjithashtu, biznesmeni i ekzekutuar ishte edhe pronar i një shërbimi taksi në qytetin e Elbasanit, i quajtur “El Taxi”. 43-vjeçari jetonte në Tiranë, te Komuna e Parisit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:35 të mbrëmjes dhe bazuar në deklarimet nga vendngjarja dhe kamerat e sigurisë, biznesmeni sapo kishte dalë nga zyra e karburantit dhe ishte futur në automjetin e tij kur është qëlluar. Autorët kanë qëlluar disa herë me pistoletë në drejtim të tij, ndërsa dy prej plumbave e kanë goditur atë në kokë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Media mëson se ai ushtronte aktivitetin e tij të biznesit në qytetin e Elbasanit, por jetonte në Tiranës në zonën e Komunës së Parisit.

Kush është biznesmeni që u vra me dy plumba në kokë në Elbasan, pronari i një karburanti dhe rrjeti taksish
Biznesmeni Mondi Mëhalla u ekzekutua me 2 plumba në kokë pranë biznesit të tij mbrëmjen e sotme në Elbasan. Mëhalla, 43 vjeç, rezulton pronar i një karburanti në Elbasan, Xhaxhi Oil, aty ku edhe ka ndodhur ngjarja. Po ashtu, Mëhalla ishte edhe pronar i një rrjeti taksish po në qytetin e Elbasanit, El Taxi. Në pamjet nga vendi i ngjarjes, dallohen disa prej taksive të parkuara tek karburanti ngjitur me Range Rover-in ku u vra 43-vjecari. Ai nuk është person i panjohur për blutë e Elbasanit. 43-vjeçari rezulton i skeduar më parë për shpërndarje narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje. Siç sqarojnë burime për mediat, Mëhalla ishte në gjyq për armëmbajtje pa leje dhe sende të ndaluara. 1 vit me parë atij i është gjetur shkop gome. Ai njihet ndryshe edhe me emrin Edmond Hyka.

Advertisement