Connect with us

Sport

Erzeni merr në skuadër mesfushorin Adnard

Erzeni vijon punën për përforcimin e skuadrës, ndërsa na ndajnë edhe dy javë nga fillimi i Superiores, ku skuadra shijakase do të debutojë pas një mungese prej 19 vitesh.

Së fundmi Erzeni ka afruar në skuadër mesfushorin Adnard Mehmetin, i cili së fundmi ishte pjesë e ekipit të Vushtrisë.

Në 20 ndeshje të luajtura sezonin e kaluar, ai shënoi 8 gola. Mesfushori do të jetë një përforcim i vlefshëm për shijakasit për edicionin e ri 2022 – 2023.

Sport

Finale italo-gjermane në Europa League! Leverkusen barazon 2-2 me Romën

Atalanta – Bayer Leverkusen do jetë finalja e 22 majit për Europa League që do luhet në Dublin dhe Fiorentina – Olympiacos finalja e Conference League që do luhet më 29 maj në Athinë.

Në Europa League, Bayer Leverkusen barazoi 2-2 me Romën dhe ky rezultat në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale nuk i mjaftoi italianëve që kishin humbur një javë më parë 0-2 në ‘Olimpico’. Në ‘BayArena’ ishte Paredes që shënoi dopietë për Romën, të dy nga penalltia.

Duhej autogoli i Mancinit në minutën e 82 dhe goli i Stanisic në shtesë që Leverkusen të gjente finalen dhe të ‘hakmerrej’ kundër Romës për eliminimim po në këtë fazë të Europe League një vit më parë. Kampionët e Bundesligës thellojnë relordin në 49 ndeshjesh pa humbje këtë sezon.

Në Bergamo, Atalanta fitoi 3-0 kundër Marseille në gjysmëfinalen tjetër. Lookman, Ruggeri dhe Toure shënuan për Atalantën, duke bërë historinë. Me rezultatin e përgjithshëm 4-1 Atalanta siguron finalen e parë ndërkombëtare. Gjimshiti luajti 90 minuta për vendasit dhe ishte një ndër më të mirët në fushë.

Në Conference League është Olympiacos që i bashkohet Fiorentinës në finale. Skuadra greke fitoi 2-0 në ndeshjen e kthimit në Athinë falë dopietës së El Kaabi dhe me rezultatin e përgjithshëm 6-2 eliminon anglezët. Dje Fiorentina kaloi Club Brugge.

 

Continue Reading

Sport

Gjysmëfinalet e Europa League, titullarët e Atalanta-Marseille dhe Leverkusen-Roma

Europa League zbret në fushë për ndeshjet e kthimit gjysmëfinale. Vëmendja më e madhe është te Atalanta-Marseille, me barazimin 1-1 në ndeshjen e parë që lë të hapura llogaritë për kualifikimin. Në ndeshjen tjetër, Leverkusen sfidon Romën, me gjermanët që kanë avantazhin e fitores 2-0 në takimin e parë.

 

ATALANTA (3-4-1-2): Musso; De Roon, Hien, Djimsiti; Zappacosta, Koopmeiners, Ederson, Ruggeri; De Ketelaere; Lookman, Scamacca.

Në Conference League në program është Olympiacos-Aston Villa. Skuadra nga Birminghami synon përmbysjen, pas humbjes 4-2 në ndeshjen e parë.

Continue Reading

Sport

Përmbysje e çmendur e Real Madrid, spanjollët kalojnë në finalen e Champions League

Në “Bernabeu” ka qenë një ndeshje fantastike dhe me plot emocione, me Real Madrid që fitoi me rezultatin 2-1 ndaj Bayern Munich, duke shkuar kështu në finale të ëembley ndaj Dortmund.

Pjesa e parë përfundoi me shifrat 0-0, por spanjollët ishin më kërkues se gjermanët. Megjithatë, gjithçka ndodhi në pjesën e dytë. Ishte Alphonso Davies ai i cili shënoi golin e parë në këtë sfidë, duke kaluar Bayern Munich në avantazh me një gol fantastik në minutën e 68-të.

Spajollët filluan të ishin më kërkues, edhe pse minutat kalonin. Mrekullia e madhe e kësaj sfide ndodhi pikërisht në minutat e fundit. Joselu, i sapo futur në lojë, shënoi golin e barazimit në minutën e 88-të dhe më pas golin e përmbysjes së madhe në minutën e 91-të, duke i dhënë kështu biletën e finales “Los Blancos”.

Me rezultatin e përgjithshëm 4-3, Real Madrid do të ndeshet në finalen e Champions League ndaj Borussia Dortmund.

Continue Reading

Sport

Barcelona mendon rikthimin e Luis Enriques

Barcelona vendosi të vazhdonte bashkëpunimin me Xavi Hernandezin. Pasi deklaroi, fillimisht, se do të largohej në fund të sezonit, trajneri bëri prapakthehu dhe u bind nga katalanasit për të qëndruar dhe një tjetër vit.

Klubi “blaugrana” ka filluar menjëherë të mendojë për atë çfarë e pret në vitin pasardhës. Emri i parë në listën e dëshirave për të drejtuar ekipin është Luis Enrique.

Enrique gëzon vlerësim maksimal në hierarkinë e Barcelonës, por edhe te tifozët, për trashëgiminë që ka lënë në skuadër.

Trajneri spanjoll fitoi “tripletën” e famshme me ekipin “blaugrana” në vitin 2015, duke ndjekur të gjitha principet e lojës katalanase, duke aplikuar tiki-taka-n dhe një futboll dëfryes.

Ndryshe nga periudha e parë kur mori në drejtim Barcelonën në 2014, eksperienca e radhës për Enrique-n tek katalanasit, për të cilën mund të hiqte dorë menjëherë nga PSG, do të jetë ndryshe.

Pasi Barcelona ka nevojë për ndërtim nga e para, ndryshe nga periudha e para 10 viteve, kur katalanasit ishin ekipi më i mirë në botë.

Mbetet për t’u parë se si do të shkojnë gjërat deri në fund, por aktualisht Barcelona e ka gjetur zëvendësuesin e Xavi Hernandezit, kur 44-vjeçari të largohet në vitin 2025.

Continue Reading

Sport

PSG nuk ia del, Dortmund finalisti i parë i Champions League

Borussia Dortmund është finalisti i parë i Champions League për sezonin 2023-24, ndeshje e cila do luhet më 1 qershor në Uembley të Londrës.

Gjermanët fituan po 0-1 kundër PSG-së në gjysmëfinalen e kthimit në “Parkun e Princave” në Paris, rezultat i njëjtë me duelin e një jave më parë. Me rezultatin e përgjithshëm 2-0 Dortmundi eliminon PSG-në dhe kthehet pas 11 vitesh në finalen e Champions League.

Dueli i mbrëmjes së sotme u vendos nga Matts Hummels në minutën e 50-të. Krosimi i Brandt nga këndi u shfrytëzua mirë nga mbrojtësi, që me kokë mposhti Donnarumman.

PSG u përpoq të reagonte dhe goditi katër herë shtyllën, por pa mundur të gjente rrjetën. Në fund të 190 minutave Dortmundi merr biletën e parë të finales dhe pret ndeshjen e nesërme mes Real Madrid – Bayer Munich (2-2) për të mësuar rivalët.

Nuk përjashtohet mundësia që pas 11 vitesh të përsëritet finalja e 2013 mes Dortmund dhe Bayern Munich, fituar nga bavarezët. Kujtojmë se Dortmund e ka fituar Champions League në vitin 1997.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING