✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Eskalon situata/ Policia përplas me furgon protestuesit, një person në gjendje të rëndë

Pas një situate që po dilte jashtë kontrollit, policia ka ndërmarrë një operacion me një numër tejet të madh forcash policie që kanë mësyrë drejt protestuesve.

Disa furgona policie të mbushur me efektivë brenda tyre dhe të tjerë me shkopa gome në duar kanë mësyrë duke bërë dhjetëra shoqërime.

Nga ana tjetër në një pjesë të gjelbëruar mes Piramidës dhe Kryeministrisë një burrë duket në gjendje të rëndë shendetësore. Po i bëhet masazh kardiak për ta rikthyer ne kushte optimale.

E gjithë kjo ngjarje po zhvillohet në sytë e drejtorit të Policisë së Shtetit, Skender Hita, i pranishëm në bulevard.

Një vajzë gjithashtu është në vështirësi fizike dhe po merr ndihmën e parë nga të pranishmit.

Advertisement