✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Pas 15 minutash në gjendje të rëndë, mbërrin ambulanca për qytetarin pa ndjenja

Pas rreth 15 minutash në gjendje të rëndë shëndetësore, një autoambulancë ka mbërritur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë për t’i dhënë ndihmë një burri që ndodhej pa ndjenja.

Sipas raportimeve nga vendngjarja, personi ishte ndihmuar më herët nga qytetarët e pranishëm, të cilët kishin tentuar ta rikthenin në vete përmes masazhit kardiak dhe ndërhyrjeve të para.

Pavarësisht përpjekjeve të të pranishmëve, burri nuk kishte reaguar deri në mbërritjen e ekipit mjekësor.

Me ardhjen e ambulancës, mjekët kanë ndërhyrë menjëherë, e kanë vendosur personin në barelë dhe e kanë transportuar drejt spitalit në gjendje të rëndë dhe pa ndjenja.

Deri më tani, nuk ka informacion të konfirmuar për identitetin e tij, shkakun e gjendjes shëndetësore apo përmirësimin e mundshëm pas ndërhyrjes mjekësore.

Pritet që në vijim të ketë informacione të mëtejshme për gjendjen e qytetarit.

Advertisement