✦
Thinking ...
Connect with us

Kosova

Hoti i vë kusht marrëveshjes për presidentin: Kandidat nga LDK-ja ose zgjedhje të reja

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili tha se Lëvizja Vetëvendosje vazhdon ta konsiderojë profesorin Bekim Sejdiu si kandidat për president të Kosovës, pavarësisht tërheqjes së tij nga gara.

Hoti ka vënë në pikëpyetje thirrjet për respektimin e një marrëveshjeje politike, duke theksuar se vetë kandidati është tërhequr nga kandidatura.

Ai ka kundërshtuar idenë se një marrëveshje mes liderëve politikë mund të imponojë votën e deputetëve në Kuvend.

Sipas Hotit, Kushtetuta e Kosovës garanton pavarësinë e deputetëve në ushtrimin e mandatit të tyre dhe ka shtuar se marrëveshjet politike mund të rinegociohen ose të ndryshohen, por jo dispozitat kushtetuese.

“Ne jemi gati të votojmë një kandidat nga Lidhja Demokratike e Kosovës, sepse vetëm kështu sigurohet balanca e pushteteve. Në të kundërt, shkojmë në zgjedhje te reja” – deklaroi Hoti duke theksuar se Kushtetuta nuk mund të jetë objekt negocimi politik.

Advertisement